
Kombëtarja shqiptare, zhvilloi stërvitjen e radhës këtë të mërkurë, në prag të miqësores me Kilin, që do të luhet ditën e premte në Parma të Italisë.
Silvinjo, kishte grupin e plotë në stërvitje, me përjashtim të Myrto Uzunit dhe Etrit Berishës. Ashtu si në stërvitjen e djeshme, sulmuesi vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, për shkak të lodhjes muskulore. I diferencuar u stërvit edhe portieri, që gjithashtu shfaqi probleme.
Tekniku kuqezi, do të testojë lojtarët, për të vendosur më pas për listën përfundimtare, që do të jetë në Europian.



