Barazimi me Teutën, Josa: Do flisnim ndryshe nëse nuk do kishim shënuar në fund

Barazimi me Teutën, Josa: Do flisnim ndryshe nëse nuk do kishim shënuar në fund

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 1-1 me Teutën.

Josa deklaroi se do të flitej ndryshe, nëse nuk do të ishte shënuar ai gol në fund, të cilin e quajti si kompensim për golin e pësuar ndaj Partizanit.

Duke pasur parasysh zhvillimin e ndeshjes, në pjesën e parë duhet të bënim më mirë. Jo për shkak se ishim në disavantazh, por mënyra si u shprehëm në veprimet sulmuese, nuk ishte e duhura. Duhet të bënim një ndalesë të topit dhe të ishim më të saktë.

I dhamë mundësinë Teutës të na sulmonin në mënyrën e tyre.  U bë një kompensim i pikës që humbëm me Partizanin. Më pëlqeu mënyra si skuadra kërkoi deri në fund. Ndryshe do flisnim nëse nuk do të shënonim.

Kurti ka pësuar një kontraktim, nga ajo që mësova. Nuk mendoj se do mungojë gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy