Egnatia humbi minimalisht në ndeshjen e parë në kualifikueset e Champions League, ndaj boshnjakëve të Banja Luka. Një gol i shënuar në sekondat e fundit, i dha fitoren vendasve në sfidën e turit të parë.
Rrogozhinasit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë, pasi u ndëshkuan me të kuq Zejnullai dhe Ndreca. Vlen të përmendet se ndeshja u ndërpre për disa minuta në pjesën e dytë, për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi”, nga tifozët vendas, që gjatë gjithë kohës ofendonin shqiptarët.

Gjithashtu në stadium u shfaq edhe një banderolë me hartën e Kosovës dhe me flamurin e Serbisë. Ndeshja u ndërpre për disa sekonda dhe më pas rifilloi sërish. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Shqipëri.



