
Milani po bën çmos këtë fund merkatoje për të qenë totalisht e përforcuar gjatë pjesës më vendimtare të sezonit. Kuqezinjtë e kanë filluar me një zhgenjim fazën e dytë sepse i dhanë lamtumirën e parakoshme Champions Leagues dhe si ka mbetur gjë tjetër veçse të luftojnë për Serinë A .
Emrat interesantë nuk kanë të ndalur në kampin e ‘’ Djallit ‘’ dhe së fundmi i është bashkuar edhe ai i Dejan Kulusevskit . Negociatat në lidhje me suedezin kanë filluar dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ flitet për një huazim për një vit e gjysëm në ‘’ San Siro ‘’ kundrejt 5 milionë eurove , klauzolë që përfshin edhe një blerje të detyrueshme që arrin 35 milionë eurot e cila do të konkretizohej në verën e 2023-shit.
Ky opsion konsiderohet shumë llogjik sepse Stefano Pioli fillimisht duhet të bindet për ishi-n e Atalantës tek një Milan që është drejt rindërtimit dhe gabimet e mundshme mund ti kushtojnë shumë shtrenjtë.
21 vjeçari konsiderohet një element shumë efikas , fakt që e provoi edhe në të kaluarën tek Atalanta dhe Parma dhe mund të shkaktojë risi në ofensivë.
Dejan Kulusevski jep shumë garanci për mbarëvajtjen në të ardhmen dhe skemat e strategut 56 vjeçar kanë nevojë për komponentë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment .
Faza e parë e sezonit është shoqëruar me 28 ndeshje dhe 2 gola për lojtarin nga Stokholmi dhe Milani mbetet një opsion ideal për të vijuar me paraqitjet pozitive .
Në këtë histori nuk anashkalohet as objektivi i arritjes sa më larg në Champions League dhe Milanit i duhet pak kohë ta marrë veten dhe të luftojë për të avancuar përtej fazës së grupeve , të cilën para shumë vitesh as që e diskutonte.



