Shqipëri-Ukrainë, një humbje e paralajmëruar (VIDEO)

Shqipëri-Ukrainë, një humbje e paralajmëruar (VIDEO)

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, Kristian Panuçi, pas humbjes turpëruese të marrë në miqësoren e parë kundër Kosovës, të njëjtën gjë ka përsëritur dhe në takimin e sotëm përballë Ukrainës duke humbur me rezultatin e thellë 4-1.

Edhe në miqësoren e sotme u vu re një ekip që nuk shfaq asnjë dëshirë për të fituar, ku loja është krejtësisht skandaloze dhe reparti më i turpshëm është mbrojtja.

Një repart tërësisht katastrofik që u dha mundësinë sulmuesve Ukrainës të dhuronin spektakël dhe të shënonin tre gola.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Andri Shevçenko arriti që të mbyllë ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar që të tre golat e takimit.

I pari që hapi serinë e golave për ukrainasit ishte Konoplianka në minutën e 31-të, ndërsa në të 36-tën dhe të 45-tën Jarmolenko shënoi një dopietë duke i mbyllur 45 minutat e parë me shifrat 3-0.

Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë raste pavarësisht tentativave të bëra nga të dyja ekipet, por që ishin të parrezikshme për portierët Berisha dhe Lunin.

Reagimi i Shqipërisë erdhi në minutën e 87-të me anë të Emanuele Ndojit që shënoi golin e nderit, por Ukraina u përgjigj vetëm pas një minute me anë të Konoplyanka që vulosi shifrat në 1-4.

Në këtë mënyrë, Shqipëra merr një tjetër disfatë të rëndë që na kthen pas në kohë në një ekip që kundërshtarët talleshin me ne!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy