
Java e 30-të në Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë. Të shtunën e 23 prillit, spikat Vllaznia-Partizani, sfidë e cila do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke filluar nga ora 16:45.
Sfida tjetër e së shtunës, do të jetë ajo mes Kukësit dhe Laçit, me verilindorët që në 20:00, do të inaugurojnë stadiumin e ri.
Të dielën, spikat dueli i mbijetesës Skënderbeu-Egnatia, por edhe Dinamo-Teuta në orën 16:45, ndërsa 3 orë më herët, Tirana do të përballet me Kastriotin.
Abissnet Superiore, java 30-të:
E shtunë, 23/04/2022
Vllaznia – Partizani 16:45
Kukësi – Laçi 20:00
E diel, 24/04/2022
Tirana – Kastrioti 13:45
Dinamo – Teuta 16:45
Skënderbeu – Egnatia 16:45



