
E ardhmja e Serge Gnabry është vënë në pikpyetje në kohët e fundit . Bayern Munchen nuk po e gjen dot gjuhën e përbashkët me gjermanin për vijimin e bashkjetesës në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe të mëdhatë e kontinentit duan t’ia rrëmbejnë 26 vjeçarin.
Sulmuesi e ka theksuar disa herë se kërkon qëndrimin tek gjigandët e Bundesligës kundrejt 15 milionë eurove në sezon por sipas ‘ Sky Alemania ‘ , bavarezët kanë treguar se nuk janë në lartësinë e kërkesave të Serge Gnabry-t duke i vënë pikpyetje kësaj historie .
Real Madrid, Barcelona , Manchester United dhe Liverpooli nuk kanë menduar gjatë por janë përfshirë në skenë për një nxënës shembullor .
Kjo histori e ka një shpjegim ndryshe në krahasim me shumë të tjera pasi ishi i Hoffenheim duket sikur është ngopur me sukseset tek Bayerni dhe dëshiron hapjen e një dritare të re në karrierë.
Komponentët më të rëndësishëm të klubit dëshirojnë domosdsohmërisht qëndrimin e Serge Gnabry-t, fakt që ka marrë ‘’ Ok ‘’ e menjëhershëm edhe nga Julian Nagelsmann :
“ Eshtë një lojtar kyç për Bayernin dhe një ndihmë e madhe për ofensivën. Shpresoj që të vazhdojë këtu sepse do ta kemi më të lehtë me të ‘’ , theksoi ishi i Leipzigut .
Largimi i mundshëm do të konsiderohej një minus për këtë skuadër që dëshiron të vijojë si e ka nisur , rekordmene në Bundesligë pa harruar as Champions Leaguen , kompeticion ku eksperienca e ka ndihmuar në shumë raste .
Sipas ‘ Sky ‘ negociatat vijojnë ta pandalura sepse pas dere është Real Madridi dhe Bayern Munchen është shquar gjithmonë si fanatik ndaj yjeve të tij .
12 gola dhe 12 asiste në sezonin aktual e kanë pozicionuar në vendin e dytë për sa i perket golashënuesve dhe këmbanat e alarmit ne Mynih vijojnë të bien .
Megjithatë madrilenët janë të vetëdijshëm për operacione të kësaj natyre sepse në të kaluarën i treguan gjermanëve se mund të jenë të rrezikshëm në çdo moment pasi firmosën me David Alaban dhe Florentino Perez dëshiron ti dëmtojë edhe më shumë me blerjen e Serge Gnabry-t.
Duke parë se trofetë janë ende larg , manjati spanjoll kërkon ti shfrytëzojë të gjitha mundësitë për ti servirur një skuadër yjesh Carlo Ancelottit me qëllimin e rikthimit të sukseseve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse kjo situatë konsiderohet e papërballueshme nga ‘’ Galaktikët ‘’.
Pritja është aleati më i mirë i ‘’ Los Merengues ‘’ në këto momente , për një lojtar që e përfundon kontratën në 2023-shin dhe gjatë verës do të tentohet transferimi i ishi-t të Werder Bremenit me parametër zero.



