
Gazetari Lirim Zalla, e quan guxim dhe investim të rëndësishëm, transmetimin e futbollit shqiptar në ekranin e MCN TV.
Në emisionin “Skaner Superiore”, Zalla deklaroi se MCN TV, tregoi me ndeshjet e Europës, se ishte një parapërgatitje për kampionatin.
Është një meritë për marrjen e kampionatit shqiptar. MCN e nisi më herët, me ndeshjet e ekipeve shqiptare në Europë. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të urojmë suksese.
Përveç guximit, ka edhe investimin brenda, për të marrë kampionatin shqiptar. MCN ka marrë në analizë të gjithë futbollin shqiptar dhe sidomos kampionatin.
Në fillimet e karrierës time, kishim vetëm një kanal dhe nuk kishim vështirësi për të marrë kampionatin. MCN ia doli të marrë kampionatin për 3 vite dhe i bie që përveç investimit, ka edhe guxim.
Të transmetosh live sot, është bukur dhe interesante. Më vjen mirë që kjo ka ndodhur në MCN. Besoj se do të ketë mënyra për të marrë shembull nga transmetimi i MCN. Unë pashë transmetimin e ndeshjeve në Europë. Ishte një provë para marrjes së kampionatit.



