Juventusi, insiston për Nicolas Gonzalez

Juventusi, insiston për Nicolas Gonzalez

 Sezoni i shkuar ishte një përsëritje e atyre pararendës për Nicolas Gonzalez.

Argjentinasi me shumë meritë ka rezultuar një ndër më të mirët e Fiorentinës, ekip i cili për të dytën herë e humbi finalen e Conference Leagues.

Mesfushori tashmë ndiqet me kujdes nga drejtuesit e Juventusit, i cili i ndihmoi ‘’ Vjollcët ‘’ me 16 gola dhe 5 asiste në 44 sfida.

Thiago Motta po sforcohet për ti shëndërruar bardhezinjtë në një rival të denjë për titujt, në të gjitha kompeticionet pjesëmarrëse.

26 vjeçari përgjithësisht aktivizohet nga krahët, shumë i aftë në triblime dhe gjithashtu tejet i shpejtë, i cili do ti kushtojë juventinëve rreth 35 milionë euro, shifë e përballueshme nga xhepat e presidentit Gianluca Ferraro.

Ishi i Bolognas sigurisht do të ketë një sfidë të vështirë përpara por fakti se arriti ta kualifikojë këtë skuadër për në grupet e Champions Leagues për të parën herë në histori.

Kalimi i mundshëm tek ish rekordmenët e Serisë A do të perceptohej jo vetëm një sukses në karrierë por edhe si mundësi për të fituar tituj në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë drejtuesit e Fiorentinës mund të jenë të detyruar të negociojnë sepse flitet për një ekip të cilin është vështirë ta refuzosh, edhe pse do të humbnin ndjeshëm në metrat e fundit në aspektin e cilësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy