Presidenti i Fiorentinës: Mori titullin, por Interi duhej dënuar

Presidenti i Fiorentinës: Mori titullin, por Interi duhej dënuar

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, është shprehur se disa klube në Itali, nuk e respektojnë rregullin e likuiditetit. Në fjalët e tij, Commisso tha se Interi ishte një nga klubet që nuk respektoi rregullin, por përveç se nuk vuajti pasojat, ata festuan titullin kampion.

“Problemi në Itali është se rregullat nuk janë për të gjithë. Kjo shtrembëroi renditjen përfundimtare. Çdo gjashtë muaj duhet të nxjerrim të dhëna nga raporti i likuiditetit. Unë e kam bërë, disa ekipe nuk e kanë bërë.

Ka disa klube që ishin shumë larg respektimit të rregullit të likuiditetit. Ai që nuk respekton rregullat e vendosura nga Liga e Serisë A do të duhet që të vuajë pasojat. Dhe një nga këto klube vjet ka fituar titullin kampion.

Kanë riparë likuiditetin dhe kanë shitur lojtarë si Lukaku dhe Hakimi. Ato skuadra që nuk kanë respektuar këtë rregull duhet të sanksionohen.”, u shpreh Commisso.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy