Manchester United pretendon portierin e Lazios

Manchester United pretendon portierin e Lazios

Pavarësisht mbërritjes së Andre Onanas në ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë merkatos së verës, drejtuesit e Manchester United do të tentojnë në atë të dimrit të transferojnë një tjetër portier pasi paraqitjet e kameruanasit vijojnë të lënë për të dëshiruar.

Një ndër kandidatët për të cilin po përflitet është Ivan Provedeel i Lazios , portier që ka spikatur në këtë fazë të parë të sezonit.

Edhe pse skuadra e Erik Ten Hag ka arritur rezultate pozitive, ishi i Interit ka mbetur paksa në prapavijë dhe gabimet tek një ekip si 20 herë kampionët e Premier Leagues kushtojnë shtrenjtë.

Prej kohësh po tentohet gjetja e një elementi që do të japë siguri poshtë tre shtyllave dhe ndoshta ishi i Chievo Veronas mund të rezultojë i duhuri për të ardhmen.

Manchester United ende nuk po e rikuperon dot terrenin e humbur prej vitesh, ekip i cili për më tepër ka vënë në diskutim kualifikimin në grupet e Champions Leagues në sezonin aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy