Napoli, afër marrëveshjes me Miguel Gutierrez

Napoli, afër marrëveshjes me Miguel Gutierrez

Në orët e fundit Napoli ka hedhur një hap të suksesshëm në merkaton verore.

Drejtuesit e bardhekaltërve kanë arritur një paraakord me Miguel Gutierrez, i cili është pjesë e Gironas. 

Thuhet se 24 vjeçari shumë shpejt do të bëjë gati valixhet për tu transferuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, tek fituesi në fuqi i Serisë A. 

Nën drejtimin e Antonio Contes italianët kanë ndryshuar totalisht dhe shpresojnë të vijojnë të njëjtën rrugë edhe në sezonin vijues. 

Shifrat e kësaj marrëveshjeje ende nuk janë publikuar por besohet se s’do të vonojnë. 

Sigurisht që për Miguel Gutierrez do të jetë fillimi i një eksperience ndryshe, tek një ndër pesë kampionatet më të bukur të Europës. 

Të vihesh nën urdhërat e ishi-t të Chelseat nuk është aspak e lehtë, i cili ia ka shpërblyer besimin presidentit Aurelio Di Laurentis duke rikthyer pas shumë vitesh buzëqeshjen tek napoletanët. 

2 gola dhe 6 asiste në 36 sfida janë statistikat e madrilenit në sezonin e shkuar, i cili e ka zhvilluar karrierën si profesionist tek Real Madridi dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy