
U luajtën ditën e sotme 5 ndeshje, të vlefshme për javën e 7-të në Kategorinë Superiore U-21.
Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur 3-0 Egnatian në shtëpi. Bylis ka mposhtu minimalisht Turbinën në transfertë, në një sfidë të luftuar nga fillimi deri në fund.
Ndeshje spektakolare ishte ajo mes Apolonisë dhe Tiranës, aty ku u shënuan plot 5 gola, ku në fund bardheblutë dolën triumfues me rezultatin 2-3.
Kukësi dhe Dinamo janë ndarë në barazim 1-1, ndërsa me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe sfida mes Partizanit dhe Laçit.
Përsa i përket renditjes, vendi i parë mbahet nga Dinamo me 17 pikë, e ndjekur nga Vllaznia dhe Partizani me 14 pikë. Tirana mban vendin e 4-t me 12 pikë, ndërsa më pas vjen Kukësi me 10 pikë, Laçi me 8 pikë, Bylis me 8 pikë, Apolonia me 5 pikë, Teuta me 3 pikë, Egnatia me 6 pikë dhe e fundit Turbina me vetëm 1 pikë.
Renditja:



