Atletico Madridi, këmbngul për Lautaro Martinez

Atletico Madridi, këmbngul për Lautaro Martinez

Largimi i mundshëm i Julian Alvarezit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ e ka shqetësuar jo pak trainerin Diego Simeone.

Tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ konsiderohet një prioritet gjetja e zëvëndësuesit dhe tashmë argjentinasi duket se e ka gjetur. 

Lautaro Martinez është shëndërruar në objektivin e ‘’ El Cholos ‘’, një lojtar i cili sigurisht bën diferencën në metrat e fundit. 

‘’ El Toro ‘’ i ka qëndruar besnik prej vitesh Interit dhe ka zhvilluar tetë sezone në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. 

Për kryeqytetasit largimi i ishi-t të Manchester City-t do të ishte një humbje por Lautaro Martinez mund ta zëvëndësojë ashtu siç duhet. 

Golashënuesi nga Bahia Blanca është i ndërgjegjshëm për faktin e të luajturit tek një ekip elite dhe nga ekspertët besohet se adaptimi tek ish fituesit e La Ligas s’do të jetë i vështirë. 

Gjithsesi, referuar rëndësisë në 11-shen e Cristian Chivu krerët e zikaltërve nuk kanë ndërmend ta shesin për të mos prishur ekuilibrat në formacionin titullar. 

Një lëvizje e tillë konsiderohet mëse llogjike, edhe pse për amerikano-jugorët në përgjithësi në La Liga gjithmonë është preferuar. 

Sezonin e shkuar Lautaro Martinez kontriboi me 22 gola dhe 6 asiste në 41 sfida, tek një ndër rivalët më të sikletshëm, kryesisht në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy