
Skena të paprecedenta janë regjistruar në Brazil, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Gremios dhe Palmeiras, e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit 1-3.
Megjithatë tifozët vendas të Gremios, përveç rezultatit, nuk ishin dakord as me vendimet e dhëna nga VAR-i. Pas ndeshjes, ata u shfaqën të papërmbajtshëm, teksa u futën në fushë.
Përveç përplasjeve me policët, ata shkatërruan edhe kabinën ku ndodhej VAR-i. Lojtarët të tmerruar nga ajo që po shikonin, i futën me shpejtësi në dhomat e zhveshjes, për të mos rrezikuar.
Torcedores do Grêmio invadem o campo da Arena após a derrota para o Palmeiras e provocam quebra-quebra em campo. Confusão toma também as arquibancadas. pic.twitter.com/D9fOYmmXgO
— ge (@geglobo) October 31, 2021



