Bushi: Grup i fortë, por Shqipëria do tentojë kualifikimin

Bushi: Grup i fortë, por Shqipëria do tentojë kualifikimin

Grupi është i vështirë, por Shqipëria do të tentojë kualifikimin. Këto janë fjalët që ka deklaruar trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi pas shortit për kualifikueset e Europianit 2023 të hedhur sot në Zvicër.

Bushi e cilëson si mjaft të vështirë grupin, por fillimisht thotë se avantazhi është që Shqipëria i njeh 3 nga 5 kundërshtarët, pasi ka qenë në të njëjtin grup edhe në eliminatoret e fundit. Bëhet fjalë për Anglinë, Kosovën dhe Andorën, ndërsa dy rivalët tjerë janë Republika Çeke dhe Sllovenia.

“Shorti është shumë i fortë, si të gjithë shortet në përgjithësi kur bien, por mendoj që kemi një favor këtë herë, sepse njohim mirë tre nga ekipet, Andorrën, Kosovën dhe Anglinë. Dy ekipet e tjera, Çekinë dhe Slloveninë, pak a shumë dihet futbolli i tyre, futboll i fortë, luftë në ajër. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin. Kemi lojtarë shumë të mirë, pothuajse 80% e ekipit janë nga sezoni i kaluar dhe kjo na bën që të ndihemi mirë, të përforcohemi me lojtarë akoma të rinj, siç kanë ardhur nga U-19 dhe nga U-20 dhe mendoj që do bëjmë më të mirën”, – u shpreh Bushi.


Më tej, trajneri i Shpresave foli edhe për objektivin e Shqipërisë në këto eliminatore, teksa theksoi se skuadra do të japë gjithçka për të provuar kualifikimin për në fazën finale. Nëse Shqipëria arrin në vendin e dytë mund të sigurojë pjesëmarrjen në play-off.


“Objektivi ynë është që të bëjmë gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje për ta fituar atë, por gjithsesi edhe të furnizojmë ekipin kombëtar A. Por këtë sezon do të futemi siç jemi futur te të gjithë sezonet e mëparshme për të fituar pothuajse çdo ndeshje. Ndeshjen e parë e kemi me Andorrën në qershor. Uroj ta fillojmë atje me këmbë të mbarë dhe çdo gjë të ecë mirë. Kemi një ekip shumë të fortë. Kemi bërë mirë në eliminatoret e kaluara. Shpresoj që të bëjmë mirë edhe në këto eliminatore.

Ne mund të shkojmë shumë lart sepse kemi lojtarë shumë të mirë, por gjithsesi duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje. Kur jemi të mobilizuar 100% , ne bëjmë gjëra shumë të mira. Unë këtë i kërkoj lojtarëve dhe këtë do t’i kërkoj edhe këtë sezon dhe uroj me shpresën e Zotit, të kualifikohemi”, – tha ndër të tjera trajneri Alban Bushi në prononcimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy