Liverpool, ofertë bombastike për Salah

Liverpool, ofertë bombastike për Salah

Pak sezone i kanë mjaftuar sulmuesit Mohamed Salah për tu shëndërruar në një emblemë tek Liverpooli  .

Egjiptiani ka ditur të kuptojë shumë mirë filozofinë e Jurgen Klopp dhe uria për sukses vijon ta mbajë në  elitën e lojtarëve më të spikatur . ‘’ The Redsat  ‘’ kanë filluar tratativat për të siguruar përfundimisht qëndrimin e  29 vjeçarit në ‘’ Anfield Road ‘’ sepse arritjet e tij kanë befasuar anglezët .

Impakti i lënë në fitoren tenistike me shifrat 0-5 në fushën e modestëve të Watford ishte një tjetër  provë për ecurinë e afrikanit  dhe tashmë sipas ‘’ The Mirror ‘’  presidenca vendase ka vënë mbi tavolinë 500 mijë stërlina në javë të cilat përkthehen në 2 milionë euro në muaj  duke i siguruar kështu plot 24 milionë euro në sezon golashënuesit  .

Kjo ofertë perceptohet tepër e guximshme duke marrë parasysh problematikat e shkaktuara nga koronavirusi por  nga ana tjetër ishi i Baselit dhe Romës i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat dhe e meriton plotësisht .  

 Aksioni i Liverpoolit nënkupton edhe një lloj blindimi për Mohamed Salah për arsye se Real Madridi vijon luftën për sulmuesin,  gjë që shikohet si shumë e vështirë sepse flitet për një lojtar tepër të veçantë .

Fakti  se është larguar disi nga objektivat madhorë e ka forcuar Liverpoolin i cili synon rifutjen  në luftë sidomos për titullin e Champions Leagues dhe me një figurë si Jurgen Klopp në stol gjithçka është e mundur.

10 ndeshjet e para e shëndërrojnë Mohamed Salah në një bomber të vërtetë sepse ka arritur 10 gola dhe 3 asiste duke lëshuar një sinjal supër të fortë se është një kandidat potencial për fitimin e Topit të Artë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy