
Në merkaton e verës Barcelona pritet të jetë një ndër protagonistet në mënyrë të padiskutueshme.
Katalanasit edhe pse kanë realizuar një sezon pozitiv, ende kanë nevojë për tu përforcuar në disa pozicione për të vijuar të njëjtën rrugë edhe në atë vijues.
Aspekti ekonomik mbetet një ndër problematikat e ‘’ Blaugranëve ‘’ ,të cilët s’mund të shpenzojnë shumë gjatë kësaj periudhe dhe janë fokusuar tek lojtarët që mund ti transferojnë me parametër zero .
Aleix Garcia po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend, lojtar i aktivizuar me ekipe si Manchester City, Mouscron , Dinamo Bucurest, Eibar dhe aktualisht Girona dhe përveç ‘’ Los Cules ‘’ po monitorohet edhe nga Atletico Madridi dhe Valencia.
25 vjeçari e ka bindur Xavi Hernandezin në këtë sezon me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, të cilët renditen në mesin e tabelës dhe interesi i kuq e bluve konsiderohet një mundësi që s’duhet humbur për vijimin e karrierës.
Nëse do të vendosë për transferimin në ‘’ Camp Nou ‘’, Aleix Garcia do të ketë shansin për të treguar vlerat në Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.



