
Siç parashikohej drejtuesit e Arsenalit po japin maksimumin edhe në këtë mekato verore për t’ia plotësuar dëshirat Mikel Artetas.
Spanjolli e ka përqëndruar vëmëndjen më së shumti tek përforcimi i mesfushës, repart të cilin e njeh shumë mirë pasi u aktivizua edhe si lojtar në të shkuarën.
Noni Madueke vijon të jetë një prioritet për numrin një të stolit të ‘’ Topchinjve ‘’ dhe sipas ecurisë së deritanishme thuhet se është shumë afër kalimit në ‘’ Emirates ‘’.
Flitet se për 23 vjeçarin pronari Stan Kroenke do të shpenzojë rreth 50 milionë euro, i cili spikat për aspektin teknik, shpejtësinë dhe rrezikun për rivalët sidomos në duelet një kundra një.
Referuar lojës që zhvillojnë 13 herë kampionët e Premier Leagues arrihet në konkluzionin se Noni Madueke është i duhuri, i cili nuk ka arritur të përshtatet tek Chelsea.
Tek një ekip elite, sidomos aspirues për fitimin e titujve çdo prapakohë është e patolerueshme dhe ‘’ The Gunners ‘’ i kanë ofruar një të ardhme ndryshe ishi-t të Psv Eindhovenit.
Pas tre sezoneve tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ lojtari nga Barnet mund të veshë bluzën e një ndër ekipeve me më shumë traditë në kampionatin anglez, 13 herë fitues i tij.



