Zbulohet plani i Lazios, Tare tenton të marrë futbollistin shqiptar bashkë me trajnerin

Zbulohet plani i Lazios, Tare tenton të marrë futbollistin shqiptar bashkë me trajnerin

Pas largimit të Simone Inzaghit, te Lazio kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri. Emrat që janë përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës bardhekaltër kanë qenë të shumtë, teksa ditën e sotme në Itali kanë zbuluar planin e fundit të drejtuesve të klubit.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, presidenti Claudio Lotito, ka preferencë të parë trajnerin e Empolit, Alessio Dionisi. Ky i fundit këtë sezon ka bërë shumë mirë, teksa arriti të rikthejë skuadrën në Serie A, ndërkohë që tashmë i është ofruar edhe rinovimi, pasi kontrata i përfundon vitin tjetër.

Drejtori i Lazios, Igli Tare do përpiqet ta bindë trajnerin Dionisi për të marrë drejtimin e kryeqytetasve. Madje për ta pasur më të lehtë arritjen e një marrëveshje, te Lazio po mendojnë t’i afrojnë në skuadër një lojtar të preferuar Dionisit.

Bëhet fjalë për fantazistin shqiptar, Nedim Bajrami, për të cilin Empoli kërkon të paktën 12 milionë euro për ta lënë të lirë. Futbollisti 22-vjeçar ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë me skuadrën e tij dhe kjo ka bërë që për të të shfaqin interes disa klube, që duan ta kenë pjesë të ekipeve respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy