Adeyemi, përsëri objektiv i Barcelonës

Adeyemi, përsëri objektiv i Barcelonës

 Koha kalon si pa e kuptuar dhe shumë ekipe iu rikthehen objektivave të vjetër. 

Drejtori sportiv Deco po jep maksimumin për ta dërguar Barcelonën përsëri në majat e futbollit spanjoll dhe atij europian, i cili tashmë po monitoron Karim Adeyemin. 

Sulmuesi prej kohësh po evidenton tek Borussia Dortmundi se mbetet një ndër më cilësorët, i cili mund të adaptohet pa vështirësi si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtin. 

Shpejtësia, lëvizjet tejet teknike dhe menaxhimi perfekt i topit janë disa cilësi që spikasin tek 23 vjeçari, për të cilin krerët e ‘’ Verdhezinjve ‘’ synojnë të arkëtojnë jo më pak se 80 milionë euro. 

Shifra të tilla përbëjnë një sfidë më vete për xhepat e Joan Laportas dhe duke iu referuar këtij fakti nuk përjashtohet një shkëmbim i mundshëm gjatë merkatos vijuese. 

Për më tepër eksperienca sidomos në Champions League është një avantazh për transferimin e mundshëm në ‘’ Camp Nou ‘’ por për arritjen e këtij objektivi fillimisht ‘’ Los Cules ‘’ duhet të shesin lojtarë. 

Pritet një merkato dimërore e vrullshme nga ‘’ Blaugranët ‘’, një ekip i cili ka ndryshuar nën drejtimin e trainerit Hansi Flick. 

Ishi i Salzburgut po zhvillon sezonin e katërt me ‘’ Verdhezinjtë ‘’, i shoqëruar deri më tani me 1 gol dhe 2 asiste në 4 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy