
Edhe pse vijon maksimalisht i fokusuar tek Botërori me Argjentinën, drejtuesit e Real Madridit kanë lëvizur me shpejtësi në lidhje me Enzo Fernandezin.
Sipas raportimeve të orëve të fundit mesfushori është i gatshëm të zbarkojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të firmosur deri në 2032-shin.
Megjithatë, duke patur parasysh rëndësinë tek Chelsea vijon këmbngulja për qëndrimin e ishi-t të Benfikës në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Si tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ashtu edhe tek ‘’ Albicelestët ‘’ 25 vjeçari tashmë mund të konsiderohet një lider, fitues i dy herë Kupës së Amerikës, Finalissimas dhe gjithashtu Botërorit të Katarit.
Todd Boehly ka përcaktuar fillimisht 120 milionë euro për të nisur negociatat, një shifër e konsiderueshme por duhet patur parasysh se bëhet fjalë për një ndër më të mirët në botë në rolin ku aktivizohet.
Natyrisht që ‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të jenë një dëshirë e disa lojtarëve, të cilët në çdo sezon luftojnë për tituj.
Për Florentino Perezin përbën një sfidë dhe gjatë rrugëtimit tek madrilenët e ka treguar forcën, sidomos në momente determinante.
Enzo Fernandez shquhet për adaptimin në disa pozicione të mesfushës, i cili i krijon siguri edhe prapavijës, manovron shumë mirë me topin dhe e organizon ashtu siç duhet lojën.
Ish fituesit e Champions Leagues janë në një fazë rindërtimi e cila sapo ka nisur, fillimisht me Jose Mourinhon në stol, një trainer që la gjurmë në të shkuarën dhe bosi spanjoll është vënë në dispozicion të kërkesave të tij gjatë kësaj merkatoje verore.



