Cesc Fabregas, opsion për stolin e Arsenal

Cesc Fabregas, opsion për stolin e Arsenal

 Edhe pse Arsenali momentalisht është kryesues i Premier Leagues drejtuesit kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e Mikel Artetas. 

Spanjolli ka bërë një punë të shkëlqyer në rradhët e ‘’ Topchinjve ‘’, për të cilët sfidat vijuese janë tejet të rëndësishme. 

Si në kampionat ashtu edhe në Champions League puna e ish mesfushorit meriton duatrokitje por gjithsesi po analizohen edhe opsione të tjera për pankinën. 

Ndër to është edhe Cesc Fabregas, puna e të cilit ka impresionuar. 

Megjithatë, nëse ecuria e londinezëve në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube do të jetë ashtu siç pritet ndoshta 44 vjeçari do të qëndrojë në ‘’ Emirates ‘’. 

Në një fazë të tillë presioni është shumë i madh, sidomos tek 13 herë kampionët e Premier Leagues, të cilët pretendojnë të dominojnë në çdo sezon. 

Nëse i referohemi Cesc Fabregas vlen të evidentohet se ka bërë hapa të suksesshëm me Comon, ekip i cili momentalisht është pjesë e Europës. 

38 vjeçari ka ndryshuar filozofinë tek italianët duke i shëndërruar në një rival tejet të sikletshëm por duhet marrë parasysh edhe fakti se e njeh shumë mirë Arsenalin. 

Tek ekipe të këtyre niveleve gabimet kushtojnë shtrenjtë dhe vendimet janë të pakthyeshme duke qenë se uria për sukses është shumë e madhe.

 Mbetet për tu parë se si do të negociojnë palët e përfshira por fillimisht duhet pritur se si do të jenë performancat e rradhës së Mikel Artetas dhe Cesc Fabregasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy