Lukaku debuton me gol, Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit (VIDEO)

Lukaku debuton me gol, Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit (VIDEO)

Cheslea ka fituar derbin e Londrës, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Arsenalin, në stadiumin e këtyre të fundit.

Debutoi me gol te skuadra e Tuchel, Romelu Lukaku, i cili u afrua nga Interi në këtë merkato. Sulmuesi belg, pas një asisti perfekt të marrë nga James, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 15-të.

Ishte përsëri James, i cili këtë herë pas një pasimi të marrë nga Mount, shënoi të dytin në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat. Kështu Chelsea regjistron fitoren e dytë radhazi në kampionat, në po kaq ndeshje të zhvilluara.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy