Sfida me Kukësin, Fagu: Kemi një ngërç, na duhet vetëm fitorja

Sfida me Kukësin, Fagu: Kemi një ngërç, na duhet vetëm fitorja

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë në kampionat ndaj Kukësit këtë të shtunë.

Fagu deklaroi se është një sfidë decizive dhe duhet me çdo kusht fitorja. Tekniku i bardhebluve, pranoi gjithashtu se në skuadër ka një ngërç, për shkak të mungesës së rezultateve.

Në këtë moment që ndodhet kampionati, një fitore me Kukësin do na jepte një shtysë për në ‘Final Four’, për vazhdimësinë, për anën psikologjike të skuadrës, pasi nuk po arrijmë të marrim rezultate pozitive.

Nuk mendoj se do të ndikojë Kupa, sepse është një tjetër kompeticion, kemi ndeshje kthimi, ndërsa në kampionat neve na duhen tri pikët për objektivat që kemi. Kështu që objektivi jonë është që të japim maksimumin nesër dhe të kërkojmë arritjen e objektivit, që është ‘Final Four’.

Ka një ngërç, kjo vjen për shkak të mungesës së rezultateve, mungesës së fitores, sepse ne jemi gjatë gjithë kohës në kërkim për të arritur një vend në katërshen e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy