Lucas Digne përsëri në orbitën e Parisit

Lucas Digne përsëri në orbitën e Parisit

Lufta e pandalur për fitimin e sa më shumë trofeve vazhdon ti motivojë  drejtuesit e Parisit për afrimin e elementëve cilësorë në gjirin e tyre për ta pasur rrugën më të lehtë drejt arritjes së tyre. Parizienët kanë fokusuar objektivin e radhës për merkaton verore. Mbrojtësi Lucas Digne është përfshirë përsëri në listën e dëshirave të Mauricio Pochettinos, i cili pretendon krijimin e varianteve të duhura në vigjilje të sezonit të ri. Momentalisht kuq e blutë disponojnë në organikë anësorët që i krijojnë sigurinë për vazhdimësinë dhe do të kërkojnë ta thyejnë akullin me rikthimin e 27-vjeçarit në "Parque De Prince". Lojtarët si  Colin Dagba, Mitchel Bakker, Alessandro Florenzi nuk e sigurojnë mbarëvajtjen në funksion të fitimit të Uefa Champions Leagues dhe prurjet e një kalibri të tillë do t'i shtonin shpresat kampionëve në fuqi te Ligue 1 për mos të ngecur në fazat më të nxehta të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë sepse disfata e sezonit të shkuar në finalen e madhe kundër Bayern Munchen, ndeshje e humbur me rezultatin 0-1 vijon t'i shkaktojë dhimbje të shpeshta koke drejtuesve të Paris St Germain.

Një përfshirje e mundshme e Lucas Digne në skemat e Mauricio Pochettinos do t'i krijonte një variant të vlefshëm për alternimin me spanjollin Juan Bernat me qëllimin e evitimit të mbingarkesës gjatë sezonit. Aktualisht lojtari i lindur në Meaux cilësohet si një ndër më të mirët në pozicionin që aktivizohet dhe ka ditur të përballojë me shumë profesionalizëm një kampionat me një koeficient tepër të lartë vështirësie siç është Premier League. Rikthimi i mundshëm në kryeqytetin francez do të shënonte startin e një tjetër etape në karrierën e tij të suksesshme dhe do të kishte mundësitë reale për të arritur majat  sepse ashtu siç dihet tashmë në çdo sezon, kuq e blutë konsiderohen si një ndër kandidatët potencialë për të fituar trofe të njëpasnjëshëm.

Megjithatë, një aspekt që ndoshta do të ndikojë në këtë operacion do të jetë shifra që mund të kërkojë Everton për largimin e Lucas Digne nga "Goodison Park", çështje që parashikohet se krerët e presidencës me në krye Nasser Al Khelaifin do të dinë ta zgjidhin në mënyrën më të mirë të mundshme. Pak javë përpara përfundimit të sezonit Lucas Digne ka treguar shumë personalitet nën drejtimin e italianit Carlo Ancelotti dhe ka mundur të shfaqë potencialin e tij në 26 ndeshje, ndër të cilat ka shërbyer me 6 asiste për shokët dhe pas 29 javësh të zhvilluara "The Toffees" renditen të 8-t me vetëm 5 pikë larg pjesëmarrjes në kupat e Europës gjatë sezonit vijues.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy