Mehmeti: Egnatia e meriton vendin e parë, por na duhet fitorja me çdo kusht

Mehmeti: Egnatia e meriton vendin e parë, por na duhet fitorja me çdo kusht

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat, në prag të sfidës me Egnatian në kampionat.

Mehmeti vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa shtoi se duhet fitorja me çdo kusht.

Vlerat e Egnatias dihen, është me meritë aty ku është. Kemi vlerësimin maksimal, është një ndeshje mjaft e vështirë për të dyja ekipet. Ata kanë objektivin që ta mbyllin të parët. Jemi stërvitur mirë këto dy ditë.

Tahiri ka një problem me kaviljen dhe nuk do të jetë i gatshëm, edhe Smaçi nuk do të jetë nesër, por shpresoj të jetë me Teutën javën tjetër. Mendoj që do të jetë një ndeshje e luftuar, por unë besoj tek skuadra se pavarësisht rezultateve që kemi marrë javët e fundit, e kemi forcën. Duhet të jemi më të kujdesshëm për mundësitë që kemi pasi po nuk shënove nuk mund të arrish të shkosh drejt fitores.

Duhet patjetër që nesër të fitojmë. Është ndeshje me mjaft tension dhe shpresoj që çunat të jenë në ekuilibër dhe mos ndjejnë presion. Nuk mund të parashikosh në futboll, besoj që skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy