
Ange Postecoglu, pritet të jetë trajneri i ri i Tottenham. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
57-vjeçari është në drejtimin e Celtic në Skoci nga viti 2021, me të cilët këtë sezon fitoi titullin kampion dhe këtë të shtunë do të luajë në finalen e Kupës.
Gjatë karrierës së tij, Postecoglu, përveç Celtic, ka drejtuar skuadra si Panachaiki, Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe kombëtarja e Australisë.



