Pogba mundësi për Bayernin

Pogba mundësi për Bayernin

Para pak ditësh  traineri i Manchester United Ralf Ragnick ka dhënë një deklaratë që ka krijuar një lloj dyshimi me qëndrimin e yjeve në ‘’ Old Trafford ‘’ .

Gjermani u shpreh se detyra e tij është fokusi e mbarëvajtjen e ekipit dhe jo bindja e lojtarëve determinantë për të qëndruar tek anglezët . Sigurisht që ky fakt ka lënë për të kuptuar se mesfushori mund të bëjë valixhet gati gjatë merkatos e cila është pas derës .

Prej shumë kohësh  28 vjeçari pretendohet nga shumë skuadra por sipas britanikes ‘ Daily Express ‘’  favoritët për të përfituar shërbimet e kampionit në fuqi të botës janë Real Madridi dhe Paris St Germain . 

Megjithatë së fundmi edhe Bayerni po e shqyrton blerjen e ishi-t të Juventusit  por në lidhje me këtë situatë agjenti i tij Mino Raiola është shprehur se  gjigandët e Bavarisë nuk kanë  bërë një ofertë zyrtare për klientin e tij dhe kjo histori ndoshta do të marrë më tepër rëndësi gjatë merkatos së janarit e cila është shumë afër .

Eksperienca dhe niveli shembullor prej shumë vitesh ia ka garantuar  të ardhmen Paul Pogbas por aktualisht nuk mund të përcaktohet me detaje se çfarë rruge do të ndjekë për faktin e konkurrencës së ashpër ndërmjet ekipeve.

13 ndeshjet e Paul Pogbas janë shoqëruar me vetëm 7 asiste por vijimësia në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ mbetet një pikpyetje e madhe , sidomos pas kandidaturës së Bayernit që kërkon rikthimin në elitën e futbollit europian pasi në Gjermani  vijon prej shumë vitesh të bëjë ligjin .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy