Flamurtari regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti me shifrat 1-4 Besën e Kavajës, në ndeshjen e vlefshme për javën 17-të në Kategorinë e Parë.
Një ndeshje spektakolare, ku vlonjatët nuk e vunë për asnjë moment fitoren në diskutim. Yuri Merlim ishte protagonisti absolut, teksa shënoi tripletë, ndërsa goli tjetër për Flamurtarin u shënua nga Oliveira.
Goli i vetëm për Besën u shënua nga Hoxha në minutën e 58-të, por duhet përmendur se nga minuta e 62, kuqezinjtë e Troisit luajtën me një lojtar më pak, pasi Licaj u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore, Flamurtari kalon Dinamon dhe ngjitet në vendin e dytë me 32 pikë, 1 më shumë se kryeqytetasit dhe 1 më pak se kryesuesit e Skënderbeut. Ndërkohë Besa mban vendin e pestë me 24 pikë.



