Bayern avancon për Adeyemin

Bayern avancon për Adeyemin

 

 Sulmuesi Karim Adeyemi është shëndërruar në një idhull tek Salzburgu .  Rendimenti i 19 vjeçarit i ka avantazhuar austriakët për të dalë faqebardhë në Uefa Champions League ku aktualisht kryesojnë grupin G. 12 gola dhe 2 asiste në 17 ndeshje e favorizojnë të ardhmen e gjermanit dhe Bayern Munchen ka dalë në skenë .  

Ky është një rast shumë i veçantë dhe deri diku mund të krahasohet me Erling Haaland që ka magjepsur  në pak vite .

 Gjithsesi gjatë një interviste perla e Salzburgut nuk ka preferuar të shprehet  mbi të ardhmen duke theksuar se është maksimalisht i fokusuar tek e tashmja e mrekullueshme :

 “ Mendoj vetëm për Salzburgun .  Do të mundohem të jap 100 %  dhe shpresoj qe të arrijmë gjëra të mëdha ‘’ , përfundoi  Karim Adeyemi.

E kaluara e tij lidhet ngusht me rekordmenët e Bundesligës sepse ka kaluar një pjesë të rëndësishme në ekipet inferiore  .  Drejtuesit e gjermanëve kanë deklaruar se janë gati ti bëjnë një ofertë të parefuzueshme Salzburgut dhe ta kthejnë talentin në gjirin e tyre  . 

Por ideja e  Bayernit është blerja e kartonit të Karim Adeyemit dhe qëndrimi i sulmuesit tek Salzburgu deri në fundin e sezonit për ta vënë nën urdhërat e Julian Nagelsmann në atë vijues .  

Arsyeja është patja e një garancie  nëse Robert Lewandovski do të nisë një tjetër aventurë  pavarësisht se kontrata e polakut përfundon në  verën e 2023- shit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy