
Transferimi nga Lyoni tek Bayern Munchen për 40 milionë euro u shoqërua me konsiderata të mëdha për mesfushorin Corentin Tolisso.
Por fati nuk ka qenë në anën e tij në gjithë këto vite sepse gjithmonë është preferuar si një zëvëndësues për shkak të rendimetit të vakët . Arsyeja kryesore e këtij ngërçi të francezit janë dëmtimet që nuk i kanë dhënë shansin e shkëlqimit , fakt që nuk tolerohet tek bavarezët .
Megjithatë lojtarë të këtyre niveleve asnjëherë nuk mbeten me duar bosh dhe në skenë ka dalë Paris St Germain .
‘’ Les Pariziens ‘’ janë drejt formimit të një ekipi yjesh dhe ecuria e deritanishme thekson se do të jetë rivali për tu mundur në vitet pasardhëse , sidomos në Champions League.
Qendra e mesfushës konsiderohet një repart vital dhe Mauricio Pochettino kërkon elementë që mund ti ndihmojnë kryeqytetasit në momente të ndërlikuara dhe 27 vjeçari i përmbush kushtet .
Një ndër problematikat e përgjithshme janë kontratat dhe Corentin Tolisso do të jetë i lidhur me ‘’ Allianz Arenan ‘’ deri në 30 qershorin e 2023-shit por profesionalizimi që i karakterizon drejtuesit e bavarezëve nuk lë vend për gabime të mëtejshme dhe e vlerësojnë largimin e francezit.
Një aspekt tjetër është edhe rikuperimi i investimit të bërë në verën e 2017- tës prej 40 milionë eurosh që do të avantazhonte Bayernin për të fuqizuar arkat ose për të firmosur me objektivat e rradhës që do ti vinin në ndihmë skemave të Julian Nagelsmann .
101 ndeshje , 19 gola dhe 13 asiste janë statistikat e Corentin Tolissos gjatë eksperiencës në Mynih por duke qenë koshient se presidenca e kuq e bluve mund ti përmbushë pritshmëritë , gjermanët mund të përshëndeten shumë shpejt me të ashtuquajturin ‘’ Koko “ .



