Barcelona mendon shkëmbimin Depay- Morata

Barcelona mendon shkëmbimin Depay- Morata

 Duke qenë se pista Morata nuk po i hiqet nga mendja Joan Laportas , presidentit të Barcelonës i ka lindur një ide shumë interesante . Kreu i ‘’ Los Cules ‘’ ka marrë shkas edhe nga interesi i Juventusit për Memphis Depay dhe ka arritur në konkluzionin se shkëmbimi ndërmjet hollandezit dhe spanjollit mund të rezultojë një hap pozitiv nga skuadrat në fjalë .

Ishi i Lyonit nuk ka mundur të bëjë shumë tek Barcelona  por çuditërisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e konsideron perfekt për ofensivën dhe nga krahu tjetër Alvaro Morata pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez.  

Massimiliano Allegri e di shumë mirë se me Federico Chiesan e dëmtuar i cili mund të mungojë për më shumë se  6 muaj,  janë ulur pikët e torinezëve në lidhje me të ardhmen dhe zëvëndësimi i italianit konsiderohet emergjent , ndërsa eksperienca e 27 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ po shfaq shumë problematika që ia ndërlikojnë objektivat spanjollëve për më tej .

 Italianët kanë kërkuar ti qëndrojnë besnik lojtarit të tyre por propozimi i Barcelonës mund ti japë një tjetër verdikt kësaj historie sepse do të vinin në praktikë një ide shumë interesante e cila mund të prodhojë benefitet e dëshiruara .

Një shkëmbim i tillë do të konsiderohej ndër lëvizjet më pikante të merkatos e cila parashikohet shumë e luftuar dhe me të papritura pasi shumë ekipe të elitës po vuajnë mungesën e protagonizmit në kampionatet respektive dhe në kompeticionet europiane.

Jemi përpara një periudhë me shumë ulje-ngritje dhe duhet kohë , në rastin konkret për Juventusin dhe  Barcelonën që të rimarrin veten dhe të shpalosin potencialin nga i cili karakterizohen  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy