
Sadio Mane do të jetë një nga mungesat e mëdha në Botërorin e Katarit, që fillon më 20 nëntor.
Sulmuesi i Bayern Munich, vuan nga dëmtimi dhe nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës. Kjo është konfirmuar nga vetë Federata e Senegalit, që shpresoi deri në fund për një rikuperim të sulmuesit, por pa sukses.
Mane tashmë do i nënshtrohet një operacioni, për ta kaluar dëmtimin e fibulës.



