
Enis Bardhi mund të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Itali. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, thuhet se futbollisti shqiptar, është një dëshirë e kuqezinjve.
Madje bëhet e ditur, se italianët kanë dërguar edhe një ofertë prej 5 milionë eurosh te Levante, që zotëron kartonin e 26-vjeçarit.
Bardhi është në vitin e fundit të kontratës me klubin spanjoll dhe këta të fundit mund të pranojnë që të kalojë te Milani, për të mos e humbur falas në fund të sezonit.
Në ditët e ardhshme pritet të ketë të tjera bisedime, ku do të vendoset përfundimisht, nëse Bardhi do të transferohet apo jo te Milani.



