Sfida me Liverpool, Ancelotti: Ndeshje shumë e vështirë, Benzema do jetë titullar

Sfida me Liverpool, Ancelotti: Ndeshje shumë e vështirë, Benzema do jetë titullar

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencë për shtyp, në prag të sfidës në Ligën e Kampioneve, ndaj Liverpool.

Ancelotti e quajti një ndeshje shumë të vështirë atë ndaj anglezëve, ndërsa shtoi se sulmuesi Benzema do të jetë nga minuta e parë në fushë. Tekniku italian, deklaroi se do jenë dy ndeshje ndryshe, nga ajo e finales së vitit të kaluar, ku triumfuan madrilenët.

Shoh ekipin me dëshirën për të bërë mirë, ashtu si vitin e kaluar. Po flasim për një ndeshje shumë të vështirë, por dëshira mbetet e pandryshuar.

Benzema, nesër do të jetë titullar. Edhe ai ka një dëshirë të jashtëzakonshme për këtë Champions League, pasi kujtimi i të kaluarës është shumë i freskët.

Finalja në Francë për mua ishte diçka shumë e bukur. Jam dakord me Klopp kur thotë se ishte një finale shumë e barabartë, ku Liverpool kishte më shumë mbajtjen e topit, por ishim të pozicionuar mirë mbrapa. Por kjo është ndryshe, ka dy ndeshje, duhen bërë mirë të 180 minutat.

Ne nuk kemi ndryshuar, por e dimë se çfarë na pret në këtë sfidë, që do të thotë të mos kemi kohë as për të marrë frymë. Liverpool të sulmon, të sulmon dhe të sulmon, jem të përgatitur për këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy