Kukësi është rikthyer nga fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 1-2 Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me Fernando në minutën e 34-t, por verilindorët ia dolën të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë.
Fillimisht ishte Ndreca që barazoi shifrat në minutën e 72-të, ndërsa Delimedjac përmbysi rezultatin në minutën e 87-të.
Me këtë triumf, Kukësi i largohet përkohësisht vendit të fundit dhe shkon në kuotën e 19 pikëve, në vendin e 9-të, ndërsa Egnatia mban vendin e 4-t me 26 pikë.



