Objektivat e Romës  për merkaton

Objektivat e Romës për merkaton

 Fillimi i sezonit për Romën ka rezultuar shumë shpresëdhënës . Menjëherë është evidentuar influenca e Jose Mourinhos , trainer që është rikthyer pas shumë sezonesh në Serinë A për të vendosur përsëri diktatin . Për luzitanin fjalët janë të tepërta sepse ku ka vënë këmbën ka triumfuar , përveç eksperiencës me Tottenham Hotspurin .  

Me vetëm 2 humbje  dhe 7 fitore në 9 ndeshjet e fundit ‘’ The Special One ‘’ i ka dhënë sinjalet se skuadrat e mëdha do të kenë shumë probleme në momentin kur do të përballen me Romën  .

 Uria për sukses e ka vendosur me të drejtë ndër më të mirët e trainingut dhe deri më tani rrugëtimi i tij tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ ka rezultuar efikas  . Por megjithatë  për të ruajtur të njëjtin ritëm gjatë gjithë sezonit  është e domosdoshme një merkato cilësore dhe fatmirësisht drejtuesit e kryeqytetasve janë shprehur që në  fillim të gatshëm ti plotësojnë çdo kërkesë trainerit 58 vjeçar. 

Sipas  Corriere dello Sport objektivat e rradhës për ishi-n e Portos , Manchester United , Interit , Real Madridit , Chelseat dhe  Tottenham Hotspurit  janë Diogo Dalot dhe Denis Zakaria që mbrojnë respektivisht ngjyrat e Manchester United dhe  Borussia Monchengladbahu-t .  Qëllimi i tij është përforcimi i anës së djathtë të mbrojtjes dhe qendrën e mesfushës për të evituar problematikat e mëtejshme  .

 Zviceriani e përfundon kontratën në verën e 2022-shit dhe ka deklaruar në disa raste se  synon të largohet nga Gjermania për të provuar një tjetër aventurë ndërsa Diogo Dalot  është një preferencë e hershme e  luzitanit .

Situata tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ momentalisht nuk konsiderohesht shumë e favorshme për qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe pas dere ka një opsion mëse interesant për vijimin e karrierës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy