
Historia e talentëve të futbollit europian me kalimin e kohës është forcuar dhe është bërë më rezistente . Skuadrat e njohura në kontinentin e vjetër tashmë ndodhen në metrat e fundit të sezonit dhe kanë filluar rindërtimin për atë vijues. Orët e fundit janë dy gjigandët anglezë si Liverpooli dhe Manchester United që kanë hyrë në luftë për sulmuesin e Red Bull Salzburgut Patson Daka . 22 vjeçari ka shënuar statistika shumë motivuese për të ardhmen sepse momentalisht konsiderohet si një ndër shënuesit më të mirë të Europës . Kjo arsye perceptohet mëse e mjaftueshme si për ‘’ The Red Devilsat ‘’ ashtu edhe për ‘’ The Redsat ‘’ për tu përballur në një duel titanësh me qëllimin e transferimit në gjirin e tyre lojtarin nga Zambia .
Sipas ‘’ The Hart Tackle ‘’ drejtuesit përkatës nuk kanë preferuar të presin zhvillimet e ditëve të ardhshme dhe kanë filluar negociatat me austriakët për ti parashtruar idetë në funskion të realizimit të këtij operacioni shumë interesant. 30 golat e shënuar dhe 10 asistet e dhëna në 33 ndeshjet e sezonit aktual në asnjë mënyrë nuk mund ti shpëtojnë syve të mprehtë të drejtuesve të skuadrave me emër sepse perceptohet një çështje tepër determinante për të ardhmen . Pavarësisht të qënit një referencë kryesore e skemave të Jesse Marsch nuhatja e Patson Dakas dhe freskia fizike e treguar në çdo ndeshje ia ka lehtësuar punët Red Bull Salzburgut për të lideruar kampionatin austriak me 7 pikë larg ndjekësve më të afërt si Rapid Wienës duke i krijuar një farë sigurie për 8 javët e mbetura të tij .
Kapaciteti i sulmuesit të lindur në Chingola vazhdon të tërheqë vëmëndjen e Jurgen Klopp dhe Ole Gunnar Solskjaer për të nisur ofensivën gjatë merkatos së verës me synimin unik të transferimit të golashënuesit në një nga kampionatet më të shikuar dhe kompetitiv në botën e futbollit siç është Premier League . Impakti i anglezëve si në Premier League ashtu edhe më gjerë nuk ka nevojë për koment por theksi i këtij operacioni do të vihet në negociatat e bëra të bashkangjitura domosdoshmërisht me aspektin ekonomik , elementë që do të përcaktojnë të ardhmen e sulmit të tyre .



