Monza në Serie A, Berlusconi shpalos objektivat: Duam titullin dhe grupet e Champions League

Monza në Serie A, Berlusconi shpalos objektivat: Duam titullin dhe grupet e Champions League

Monza bëri një arritje historike ditën e djeshme, teksa për herë të parë nga krijimi, siguroi ngjitjen në Serie A, pasi fitoi finalen e “play off” ndaj Pisa.

Pas ndeshjes, presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, u shfaq shumë i lumtur, ndërsa deklaroi se tashmë objektivat e skuadrës janë titulli i kampionit në Serie A dhe kualifikimi në grupet e Champions League.

Një natë magjike. Arritëm diçka historike për këtë skuadër që në 110 vite nuk ishte ngjitur kurrë në Serinë A, por unë jam nga ata persona që kur i futem diçkaje dua të marr gjithçka. Prandaj, objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serinë A, grupet e Champions League dhe fitorja në Europë.

Më herët, Berlusconi ka qenë edhe president i Milanit në Itali, me të cilët fitoi gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy