
Do të luhen ditën e sotme dy ndeshje duke filluar nga ora 16:45, të vlefshme për javën e 12-të në Abissnet Superiore.
Vëmendja më e madhe padyshim është te sfida mes Dinamos dhe Teutës në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat nuk vijnë pas rezultateve pozitive dhe në këtë sfidë do të kërkojnë kthesën. Pritet një sfidë e luftuar, ku do të kërkohen 3 pikët.
Sfida tjetër është ajo mes Tiranës dhe Kastriotit, me bardheblutë që janë favoritë absolutë në këtë sfidë. Pas fitores ndaj Egnatias, skuadra e Shehit do të kërkojë 3 pikët edhe në këtë sfidë për të mos rrezikuar vendin e parë.



