
Edhe pse koha kalon , drejtuesit e Bayern Munchen vijojnë ti qëndrojnë besnikë prioriteteve për të ardhmen.
Një ndër pozicionet ku gjermanët do të ndërhyjnë në merkaton e verës është pikërisht sulmi.
Me largimin e Robert Lewandowskit nga ‘’ Allianz Arena “ , gjigandët e Bundesligës dhe jo vetëm humbën disi terren dhe do të tentojnë ta zgjidhin këtë problem gjatë kësaj periudhe.
Harry Kane konsiderohet një ndër të preferuarit e Thomas Tuchelit, për të cilin presidenti Daniel Levy pretendon 100 milionë euro.
Pas firmosjes me Sadio Manen në verën e kaluar, Bayern Muchen do të tentojë të rrisë produktivitetin me bomberin anglez , për të cilin prej shumë vitesh tashmë flitet për një të ardhme larg ‘’ White Hart Lanes ‘’.
Duhet kujtuar se para disa kohësh edhe Manchester City u interesua për ‘’ Uraganin ‘’ por drejtuesit e kanë mbushur boshllëkun me Erling Haaland, sulmues i cili po impresionon në çdo ndeshje Pep Guardiolan.
Një ndër objektivat e 29 vjeçarit lidhet natyrisht me fitimin e titujve dhe fakti se nuk e ka arritur me ‘’ Spursat ‘’ e bën të shpresojë Bayern Munchenin se mund ta ketë pjesë të organikës në merkaton e verës.



