
Gazetari Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, sqaroi deklaratën e trajnerit Kolela, pas barazimit të Partizanit ndaj Egnatias.
Xhixho deklaroi se Kolela kishte thënë se i pëlqeu loja e skuadrës, që dominoi, por nuk ishte i kënaqur me rezultatin.
Deklarata e Kolelës më duket korrekte. Pas një ndeshje të tillë, që një trajner thotë se i vjen keq për rezultatin, por i pëlqeu loja, kjo nuk duhet të përkthehet se i pëlqen gjithçka. Kolela tha se i vjen keq për rezultatin, por jo për lojën. Egnatia një herë shkoi në portë dhe shënoi.
Kolela tha se po të vazhdojë loja kështu, do të jenë për titull. Një skuadër që prodhon lojë, nuk mund të quhet pa busull. Të dominosh ndaj një skuadre si Egnatia, nuk duhet të interpretohet kështu. Nuk duhet të dilte nga konteksti një deklaratë e tillë, sikur është shumë i kënaqur.



