Ilirid Ademi është lojtari më i ri i Laçit. Sulmuesi përforcon repartin e avancuar të kurbinasve, me trajnerin Shpëtim Duro që tani do të ketë më shumë mundësi zgjedhje.
26-vjeçari vjen nga Shkupi, me të cilët u bashkua në merkaton e verës së kaluar nga Renova dhe më Laçin ka firmosur për dy vite.
Pas kualifikimit historik në Conference League, drejtuesit i kanë bërë një dhuratë trajnerit Duro.
“Pas një surprize të bukur ditën e djeshme ku djemtë tanë na mbushen plot emocion, një tjetër surprizë në familjen bardh e zi! Zyrtarizohet lojtari më i ri! Mirë se vjen në familjen tonë Ilirid Ademi!”, thuhet në komunikatën e klubit.



