
Koha kalon dhe emri i Milinkovic – Savic gjithmonë është në listën e klubeve me emër.
Serbi është bërë pjesë e planeve të Paris St Germain , një klub shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik , fakt që e ka konfirmuar me transferimin e yjeve në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Kjo tendencë mbetet prioritet për ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe Nasser Al Khelaifi nuk do të dorëhiqet deri në fitimin e Champions Leagues.
Sheiku nga Katari po mendon të ofrojë 80 milionë euro për serbin , shifër e cila pavarësisht se konsiderohet tunduese mbetet akoma larg peticionit të Claudio Lotittos.
Presidenti i bardhekaltërve kërkon të arkëtojë 100 milionë euro për nxënësin e Maurizio Sarrit, determinant në çdo sezon tek kryeqytetasit.
26 vjeçari pretendohet edhe nga Real Madridi dhe Milani, por Lazio i ka vënë pikat mbi i duke detyruar pretendentët të vendosin.
Megjithatë, kjo shifër bombastike ka nga mbrapa edhe një përfitim të konsiderueshëm për Milinkovic- Savic , për të cilin nuk përjashtohet ndërrimi i ambjentit në merkaton verore, e cila do ti hapë dyert në 1 korrikun e 2023-shit.
Javët e ardhshme parashikohen tejet intensive në lidhje me këtë operacion sepse ishi i Genkut konsiderohet jo vetëm një referent tek Lazio, por ndër më të mirët në Serinë A .



