Rey Manaj është pa skuadër, pasi u largua nga Watford pak ditë më parë. Në ditët e ardhshme, sulmuesi i Shqipërisë, pritet të zgjedhë edhe skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se janë disa klube nga La Liga, që duan shërbimet e futbollistit shqiptar.
“Elgoldigital”, raporton se në gjurmët e Manajt janë Villareal, Sevilla, Valencia, Real Valladolid, Osasuna, Celta Vigo dhe Espanyol.



