
Maqedonia e Veriut ka arritur një fitore historike ditën e sotme, teksa për herë të parë kualifikohen për në “play off” të Botërorit.
Me fitoren 3-1 ndaj Islandës, Maqedonia e Veriut i ka mbyllur në vendin e dytë në grup eliminatoret e Botërorit Katar 2022, pas kryesuesve të Gjermanisë.
Elmas ishte heroi i sfidës me 2 gola të realizuar. Për maqedonasit shënoi dhe futbollisti me origjinë shqiptarë Alioski që në minutën e 7.
Tashmë Maqedonia e Veriut do të luajë në “play off”, aty ku do të kërkojë të kualifikohet për në Botëror.



