Chelsea ofron 3 lojtarë për Kane

Chelsea ofron 3 lojtarë për Kane

Lajmi se Harry Kane dëshiron të finalizojë eksperiencën me Tottenhamin i ka gëzuar pa masë skuadrat pretendente për ta blerë . 27 vjeçari është një lojtar shumë produktiv dhe ky fakt është konfirmuar me interesin e gjigandëve europianë .  Anglezi është shumë i zhgënjyer me ‘’ Spursat ‘’ sepse nuk i kanë ofruar garancinë për fitimin e trofeve  dhe shtatlarti britanik nuk mendon të humbasë më kohë .

Skuadrave si  Manchester United , Manchester City dhe Real Madrid , Chelsea i ka paraprirë me një variant që mund ta bindë presidentin Daniel Levy për të firmosur largimin e  ‘’ Uraganit ‘’ nga ‘’ White Hart Lane ‘’.  Sipas ‘’ Daily Mail ‘’ ‘’ Blutë e Londrës ‘’  kanë ofruar tre alternativa për Harry Kane . Tammy Abraham  , Callum Hudson Odoi  dhe Kepa Arrizabalaga nuk bëjnë më pjesë në planet e Thomas Tuchel që e shikon me sy të mirë transferimin e tyre pak kilometra larg ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe të kenë privilegjin e pasjes së bomberit anglez në skuadër . 

Harry Kane-s i ka ndërgjegjësuar drejtuesit e Tottenhamit se nuk ka dëshiron qëndrimin  dhe oferta e Chelseat parashikohet se do të merret seriozisht në shqyrtim sepse pavarësisht gjithçkaje vendimi nga ky sulmues tashmë është marrë.  Karriera e suksesshme i krijon shansin për të zgjedhur për vazhdimin e karrierës e cila momentalisht ndodhet midis dy zjarreve , Premier Leagues dhe Primera Divisionit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy