Komisioni i Disiplnës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dhënë dënimet për dhunën që ndodhi në dy sfidat e Kategorisë së Parë, në ndeshjen Korabi-Kastrioti dhe Pogradeci-Luftëtari.
Ekipi i Korabit për lejimin e futjes së tifozave pas përfundimit të ndeshjes, çka solli më pas dhunën, është dënuar me ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin e qytetit të Peshkopisë për sezonin e ardhshëm 2016-2017.
Ndërsa përsa i përket ekipi të Kastriotit, zyrtarët e lartë të këtij ekipi, Gazmend Vogli dhe Alban Vogli janë dënuar me ndalimin e hyrjes në stadiume për 12 muaj dhe gjobë në masën 150 mijë lekë.
Ndërkohë ekipi i Pogradecit është dënuar me katër ndeshje pa spektatorë për mos përmbushjen dhe përgjegjësite e zhvillimit të ndeshjes.
Gjithashtu dhe mbrojtësi i Tiranës Gentian Muça nuk i ka shpëtuar dënimit të komisionit të disiplinës. Muça, për nxitje publikisht të urrejtjes, bazuar ne Nenin 52/1, te KDS pezullohet per 12 muaj nga aktiviteti.



