Tenisti i njohur Roger Federer ka pësuar një eliminim të papritur nga grand slam i Wimbeldon, pas humbjes 3-0 ndaj polakut Hubert Hurkacz.
Ky i fundit ia doli të triufmojë në çerekfinale me rezultatin 6-3, 7-6 dhe 6-0, duke larguar zviceranin nga turneu. Federer i cili e ka fituar plot 8 herë këtë turne në karrierën e tij, duket se e ka kuptuar që ndoshta ka ardhur koha për të mbyllur karrierën e tij, pasi edhe mosha, 40 vjeç, nuk ia lejon të jetë në formën e tij më të mirë.
Edhe vete Federer ka thënë që nuk e di nëse do të marrë pjesë në Wimbeldon e vitit tjetër, duke lënë të nënkuptohet se po mendon seriozisht tërheqjen.



